Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në…

Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në…

Pikat kryesore

  • Llogaria zyrtare në X e “Bordit të Paqes” të themeluar nga Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar ftesat për secilin vend, mes tyre edhe Shqipëria.
  • Në njoftimin e publikuar, “Bordi i Paqes” shprehet se “mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, ndërsa grafika shoqëruese përmban simbole shtetërore dhe flamurin shqiptar.
  • Pak ditë më parë në Davos u mbajt edhe samiti që hodhi themelet e këtij Bordi, ku vendet që kishin pranuar ftesën e Donald Trump nënshkruan marrëveshjen.

Llogaria zyrtare në X e “Bordit të Paqes” të themeluar nga Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar ftesat për secilin vend, mes tyre edhe Shqipëria. Postimi është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama. Në njoftimin e publikuar, “Bordi i Paqes” shprehet se “mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, ndërsa grafika shoqëruese përmban simbole shtetërore dhe flamurin shqiptar. Pak ditë më parë në Davos u mbajt edhe samiti që hodhi themelet e këtij Bordi, ku vendet që kishin pranuar ftesën e Donald Trump nënshkruan marrëveshjen. Shqipëria e përfaqësuar nga kryeministri Rama nuk mori pjesë. Kreu i qeverisë tha në Parlament se nuk ishte i pranishëm, pasi zgjodhi që të priste në Shqipëri vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump. Megjithatë aderimi i Shqipërisë në këtë organizatë të re u miratua edhe në Parlamentin e Shqipërisë me votat e mazhorancës dhe opozitës. The Board of Peace welcomes Albania as a founding member of our growing international organization.

Lini një Përgjigje