Rashica po largohet nga Besiktashi, i padeshiruar nga trajneri i ri

Beshiktashi do të vlerësojë ofertat për Milot Rashicën, i cili nuk bën pjesë në planet e skuadrës.

Pas eliminimit nga Lausanne në playoff të UEFA Conference League dhe mbylljes së aventurës evropiane, klubi bardhezi po merr vendime të rëndësishme.

Pasi vendosi të ndahet me Ole Gunnar Solskjaer dhe të emërojë në vend të tij Sergen Yalçın, Beshiktashi ka marrë vendimin edhe për Milot Rashicën.

Yalçın ka kërkuar nga presidenti i klubit Serdal Adalı, që të largojë nga skuadra 3 lojtarë, Svensson, Joao Mario dhe Milot Rashica.

*Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje