
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, raportohet se është në pritje të ëmbël. Lajmi është bërë publik nga burime mediatike, të cilat pretendojnë se Xoxa është shtatzënë me binjakë.
Sipas burimeve shtatzënia dyshohet të jetë në muajin e katërt dhe të jetë arritur përmes procedurës së fertilizimit in vitro (IVF), pas disa përpjekjeve të mëhershme të pasuksesshme. Ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga familja Xoxa-Veliaj dhe mbetet në kuadër të raportimeve mediatike.
Ndërkohë, Erion Veliaj ndodhet aktualisht në paraburgimin e Durrësit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e pezulloi nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.
Çifti Xoxa-Veliaj ka edhe një djalë të vogël, Kajanin, dhe nëse lajmi rezulton i vërtetë, ata do të bëhen prindër për herë të dytë. Deri më tani, familja nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me këto raportime.