Pikat kryesore
- Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë mes pozitës dhe opozitës, shkaktuan diskutime të forta dhe akuza.
- Debatet arritën kulmin për raportin e Reformës Territoriale.
- Opozita kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit me 3 muaj, por mazhoranca ishte kundër.
Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë mes pozitës dhe opozitës, shkaktuan diskutime të forta dhe akuza. Debatet arritën kulmin për raportin e Reformës Territoriale. Opozita kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit me 3 muaj, por mazhoranca ishte kundër. Pas tensioneve të forta, PD bllokoi foltoren dhe kaosi parlamentar çoi në pushim 5 minutësh. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, kërkoi që të kalohej në votim direkt pa diskutime. Prezent në sallë edhe kryeministri Edi Rama pas një mungese të gjatë. Kryeparlamentari Niko Peleshi, e kaloi seancën direkt në votim dhe me 84 vota pro të mazhorancës kaloi raporti i ekspertëve i përgatitur nga bashkëkryetari i territoriales, Arbion Mazniku. Opozita nuk mori pjesë në këtë votim, teksa debatet në sallë vijojnë.