Pikat kryesore
- Historia e dashurisë mes Adionit dhe Olës, e lindur brenda mureve të “Ferma VIP 3”, po vazhdon të lulëzojë dhe të marrë vëmendjen maksimale të publikut edhe pas përfundimit të spektaklit.
- Së fundmi, Adioni ka udhëtuar drejt Malësisë së Madhe, vendlindjes së partneres së tij, për t’u takuar nga afër me familjen e saj.
- Vetë ish-banori ka ndarë në rrjetet sociale fotografi krah Olës dhe familjarëve të saj, duke zbuluar një atmosferë mjaft të ngrohtë, të afërt e miqësore.
Historia e dashurisë mes Adionit dhe Olës, e lindur brenda mureve të “Ferma VIP 3”, po vazhdon të lulëzojë dhe të marrë vëmendjen maksimale të publikut edhe pas përfundimit të spektaklit. Duket se çifti e ka lënë pas stuhinë e dyshimeve. Së fundmi, Adioni ka udhëtuar drejt Malësisë së Madhe, vendlindjes së partneres së tij, për t’u takuar nga afër me familjen e saj. Vetë ish-banori ka ndarë në rrjetet sociale fotografi krah Olës dhe familjarëve të saj, duke zbuluar një atmosferë mjaft të ngrohtë, të afërt e miqësore. Këto pamje dëshmuan qartë se “akulli” mes tij dhe familjes është thyer përfundimisht. Por, detaji që u ka vënë “vulën” zërave dhe ka entuziazmuar rrjetin ishte një koment publik nga kunata e Olës, Reina. Në postimin e Adionit, ajo ka lënë një koment duke përdorur emoji-n e një zogu dhe një peshku të bashkuar nga një zemër. Me mbështetjen dhe bekimin e njerëzve të saj më të shtrenjtë, dyshja duket më e lirë se kurrë për ta jetuar historinë e tyre të dashurisë.