KF Arsimi do të përballet sot me Vardarin në stadiumin e qytetit të Gostivarit, në një ndeshje që pritet të jetë një nga më emocionuese të javës së 6-të. Interesi për këtë përballje është i madh në rajonin e Pollogut, dhe megjithëse ndeshja zhvillohet në ditë pune, një numër i konsiderueshëm tifozësh "verdhezi" pritet të mbushë shkallët e stadiumit.
Drejtori Gjeneral i klubit, Ramadan Saliu, theksoi se "Armata Verdhezi" duhet të luajë rolin e 12-të lojtarit në këtë ndeshje. Ai kërkoi që tifozët të mbështesin ekipin për 90 minuta, duke nënvizuar se 11 lojtarët në fushë bartin një shpirt luftarak të pandalshëm. Saliu e cilësoi këtë ndeshje si më shumë se një përballje sportive, duke e parë si një mundësi për të treguar karakter, unitet dhe forcë, me qëllimin për të shkruar një kapitull të ri në historinë e klubit nga Çegrani.
Ai theksoi se djemtë janë përgatitur me përkushtim dhe disiplinë, duke e ditur rëndësinë e çdo veprimi në fushë. Pas tyre qëndron një komunitet i tërë, një fshat që mbështet një kauzë të përbashkët: Arsimin. Saliu e pranon se kundërshtari është i fortë, por beson se mbështetje e tifozëve dhe shpirtin luftarak i jep ekipit një avantazh të veçantë. "Bashkë me ju, bashkë për fitore!", përfundoi ai.
Mendim personal
se përkrahja e tifozëve është thelbësore për suksesin e ekipit në këtë ndeshje të rëndësishme