Ramadani: Aktgjykimet e Kushtetueses të detyrueshme për zbatim, interpretimi i saj do të…

Lista Serbe ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votimit të nënkryetarit të Kuvendit.

Në njoftimin e tyre thuhet se presin nga Kushtetuesja të reagojë dhe të marrë masat e nevojshme.

“Anëtarët e Listës Serbe dorëzuan sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e kuvendit në Prishtinë.

Parimet kushtetuese dhe demokratike janë shkelur rëndë, dhe populli serb nuk është në gjendje t’i ushtrojë të drejtat e garantuara.

Ne presim që Gjykata Kushtetuese të reagojë urgjentisht dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sundimin e ligjit, si dhe të drejtat e popullit serb në përputhje me aktet ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Burim Ramadani.

Ramadani tha se ‘aktgjykimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për zbatim dhe se vetëm interpretimi i saj do të vendosë rrugën më të saktë’.

“Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim.Nuk e di cili mund të jetë interpretimi i Gjykatës, sepse nuk e di as çfarë kërkese është bërë aty.Kushtetuta është mbi partitë politike, mbi emocionet momentale, mbi mendimet e ndryshme politike, mbi interesat grupore e financiare.Prandaj, interpretues i vetëm i saj është Gjykata Kushtetuese dhe kështu interpretimi i saj do të vendos rrugën më të saktë” tha Ramadani shkurt për “Gazeta Blic”.

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje