Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama deklaroi se Kuvendit duhet t’i shkohet me prova dhe jo me “inçizim qesharak” për të kërkuar imunitetin.
  • “Ka më shumë të burgosur pa gjyqe, të cilët hanë e pinë me paratë e taksapaguesve, ndërkohë që mund të jenë atje komplet të pafajshëm, sesa të burgosur me gjyq.
  • Çfarë është një njeri i zgjedhur nga populli, kokë për t’u marrë si trofe në pjatën e pazarit dhe për t’u shëtitur në pazar në emër të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit pasi është zhgarravitur?

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Kuvendit duhet t’i shkohet me prova dhe jo me “inçizim qesharak” për të kërkuar imunitetin. “Ka më shumë të burgosur pa gjyqe, të cilët hanë e pinë me paratë e taksapaguesve, ndërkohë që mund të jenë atje komplet të pafajshëm, sesa të burgosur me gjyq. Hajde ta fusim se na ka ardhur një muhabet. Ku jemi këtu? Çfarë është një njeri i zgjedhur nga populli, kokë për t’u marrë si trofe në pjatën e pazarit dhe për t’u shëtitur në pazar në emër të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit pasi është zhgarravitur? Ra grupi i strukturuar kriminal për Ilir Beqajn. S’kam folur ndonjëherë për të për të respektuar vijën e kuqe. Po tani që ka një vendim, pasi u ngrit e ul si grup i strukturuar kriminal, tani s’paska pasur një grup të strukturuar. Këtu prokurori kërkon e gjykatësi vrapon. Në emrin tonë, jo. Me votën tonë, jo. Kur të vijnë herën tjetër, duhet të vijnë të armatosur me prova, si erdhën në 2 rastet e mëparshme. T’i vish Kuvendit me një procesverbal e incizim qesharak me një grua e dy gra? Duke na vënë në pozitë absurde që i kemi dhënë shpirtin betejës për Reformën në Drejtësi, u kemi vënë në dispozicion dhe lëkurën drejtësisë së pavarur”, tha Rama. “Bëni c’keni për të bërë. Dinjiteti i Parlamentit nuk ka dalë në pazarin e gjësë së gjallë”, shtoi kryeministri.

Lini një Përgjigje