Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama deklaroi në episodin e radhës të podcastit “Flasim” se Shqipëria ndodhet në momentin më të avancuar të rrugëtimit të saj drejt anëtarësimit në European Union .
- “Dje, në 9 Maj, në Ditën e Europës, Shqipëria e gjeti veten më pranë se kurrë Bashkimit Europian.
- Për herë të parë pas shumë dekadash, rruga drejt BE-së duket si një majë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama deklaroi në episodin e radhës të podcastit “Flasim” se Shqipëria ndodhet në momentin më të avancuar të rrugëtimit të saj drejt anëtarësimit në European Union . Sipas Ramës, zhvillimet e fundit në procesin e negociatave tregojnë se vendi është tashmë më pranë se kurrë integrimit europian, ndërsa vlerësimet e institucioneve europiane janë pozitive për progresin e bërë nga Shqipëria. “Dje, në 9 Maj, në Ditën e Europës, Shqipëria e gjeti veten më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Për herë të parë pas shumë dekadash, rruga drejt BE-së duket si një majë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion”, u shpreh Rama.