Programi “EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për modernizimin e pushtetit vendor

Programi “EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për modernizimin e pushtetit vendor

Pikat kryesore

  • Është lançuar këtë javë projekti EU4Municipalities II, një program i mbështetur nga European Union që synon modernizimin e qeverisjes vendore dhe forcimin e rolit të bashkive shqiptare në procesin e integrimit europian.
  • “Rruga drejt BE e vështirë, por pa kthim”/ Rama: Shqipëria është në hapat e fundit drejt historisë

Është lançuar këtë javë projekti EU4Municipalities II, një program i mbështetur nga European Union që synon modernizimin e qeverisjes vendore dhe forcimin e rolit të bashkive shqiptare në procesin e integrimit europian. Kryeministri Rama në podkastin “Flasim”, u shpreh se programi lidhet drejtpërdrejt me rritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor, duke ndihmuar bashkitë të jenë më të përgatitura dhe konkurruese për të përfituar fonde nga Bashkimi Europian në të ardhmen. Sipas prezantimit të projektit, “EU4Municipalities II” do të shërbejë si një urë bashkëpunimi mes institucioneve europiane dhe bashkive shqiptare, duke përcjellë më shumë ekspertizë, njohuri dhe standarde europiane në nivel lokal. “Java ka pasur edhe një tjetër moment me rëndësi për t’u shënuar, lançimin e programit “EU4Municipalities II” Europa apo Bashkimi Europian për pushtetin vendor, faza e dytë, një program i mbështetur nga Bashkimi Europian, që lidhet drejtpërdrejtë me modernizimin e qeverisjes vendore, me forcimin e rolit të bashkive në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe me rritjen e kapaciteteve të tyre për t’u bërë më të gatshme që të jenë konkurruese në përpjekjen për të thithur më shumë nesër fonde nga Bashkimi Europian. Ky program bën pikërisht urën ndihmëse për të përcjellë më shumë dije nga Bashkimi Europian drejt bashkive tona, për të rritur vetëdijen e tyre, për rolin që kanë në raport me Bashkimin Europian në një vend që nesër bëhet anëtar i Bashkimit Europian, dhe për këtë arsye unë besoj se ky program është një fakt që vjen në kohën e duhur si pjesë e tërësisë së fakteve që provojnë se Bashkimi Europian është gjithmonë e më pranë, se Shqipëria është gjithmonë e më shumë një vend që shihet si anëtar i Bashkimit Europian, jo në të ardhmen e largët, por në vitet që vijë”, tha kryeministri Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Mungesë lidershipi, jo vetëm në parti”/ Rama: Njerëzit e kanë të thjeshtë të dallojnë ata që punojnë dhe ata që shtriqen në kolltuk “KE i konsideron të përmbushura negociatat”/ Rama: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër! “Rruga drejt BE e vështirë, por pa kthim”/ Rama: Shqipëria është në hapat e fundit drejt historisë

Lini një Përgjigje