Rama: Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

Rama: Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

Pikat kryesore

  • Spitalet publike dhe ato rajonale në vend po përforcohen me ekipe mjekësh dhe infermierësh të rinj, duke sjellë energjinë që i bashkohet profesionalizmit të stafeve ekzistuese.
  • Përfshirja e mjekëve dhe infermierëve të rinj vjen si një eksperiencë praktike që u krijon atyre kontakt të drejtpërdrejtë me problematikat e pacientëve.
  • Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se profesionistët e rinj të Spitalit Universitar të Traumës janë dr.

Spitalet publike dhe ato rajonale në vend po përforcohen me ekipe mjekësh dhe infermierësh të rinj, duke sjellë energjinë që i bashkohet profesionalizmit të stafeve ekzistuese. Përfshirja e mjekëve dhe infermierëve të rinj vjen si një eksperiencë praktike që u krijon atyre kontakt të drejtpërdrejtë me problematikat e pacientëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se profesionistët e rinj të Spitalit Universitar të Traumës janë dr. Anri Gongo, dr. Emiljana Toslluku, dr. Fjoralba Lapi, dr. Argjend Kosiqi dhe dr. Darjo Horjeti. Kryeministri Edi Rama, u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se një brez i ri mjekësh i është bashkuar ekipit të Spitalit Universitar të Traumës. Më herët, një grup prej pesë infermierësh të rinj iu bashkua ekipit ekzistues në këtë strukturë spitalore në kryeqytet. Me rihapjen në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.

Lini një Përgjigje