Rama nga Parisi: Kosova, shtet në të drejtën e vet – por problemi është Serbia

Rama nga Parisi: Kosova, shtet në të drejtën e vet – por problemi është Serbia

Pikat kryesore

  • Kosova dhe Serbia, nuk munguan si temë në diskutimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Samitin e Paqës që po mbahet në Paris.
  • Para të pranishmëve, Rama tha se Kosova është një shtet në të drejtën e vet, por për Serbinë jo dhe siç theksoi ai këtu qëndron problemi.
  • Ai deklaroi se të gjithë duhet të punojnë që qytetarët të kenë lirinë e lëvizjes, pavarësisht marrëdhënieve mes vendeve.

Kosova dhe Serbia, nuk munguan si temë në diskutimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Samitin e Paqës që po mbahet në Paris. Para të pranishmëve, Rama tha se Kosova është një shtet në të drejtën e vet, por për Serbinë jo dhe siç theksoi ai këtu qëndron problemi. Ai deklaroi se të gjithë duhet të punojnë që qytetarët të kenë lirinë e lëvizjes, pavarësisht marrëdhënieve mes vendeve. “Kemi një problem me Serbinë që është Kosova apo Kosovo siç i thonë ju këtu. Kosova është një problem sepse për ne është një shtet në të drejtën e vet. Por për Serbinë ose vend të tjera nuk është. Ky është një problem i madh ose do të vazhdonim të rrinim me kokën pas e të ndiznim tensione dhe energji negative, dhe të dëmtonim veten dhe ekonominë tonë, jemi tregje të vogla, ose të jemi bashkë ose alternative tjetër ishte të mos binim dakord dhe të mos bashkëpunonim”, tha Rama nga Parisi. “Evropa është ballkanizuar shumë. Mendoj që edhe Franca është ballkanizuar shumë, nuk po miratojnë dot një buxhet, shihni Britaninë, është edhe më keq. Tani jemi ne të mirët, prandaj u them bëni paqe, mos kërcënoni, komunikoni, sepse vijmë nga ferri dhe ne jemi lajmëtarët. Nëse duan të na dëgjojnë ta bëjnë, nëse jo, ne sërish jemi në rregull. Nëse bota do të bëhet më e mirë do të them ne bëmë punën tonë. Do të na jepet një vend në parajsë si shqiptarë”, theksoi shefi i Qeverisë shqiptare. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/30/2025 12:32 Krasniqi, Abdixhiku, Haradinaj e Limaj konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin te Osmani 10/30/2025 12:27 Krasniqi: E vetmja mënyrë si mund të miratohet buxheti dhe Plani i Rritjes është dakordimi për një qeveri teknike 10/30/2025 12:26 1 muaj arrest shtëpiak për mjekun që dyshohet për marrje ryshfeti

Lini një Përgjigje