Kryeministri Edi Rama ka ndarë raportin e BTI, Indeksit të Transformimit të Bertelsmann Stiftung, që analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën.
Ky raport e nxjerr Shqipërinë në vendin e parë në Evropën Juglindore sa i përket transformimit politik me 7.70 pikë për 2023- 2025.
Shqipëria qëndron në vendin e tretë për transformimin ekonomik.