Pikat kryesore
- Arkmorti i ish-kryeministrit Fatos Nano ka dalë nga Pallati i Kongreseve, teksa për disa orë u mbajtën homazhe në nder të ish kryeministrit.
- Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, po bëhet përcjellja me nderime shtetërore për Nanon.
- Edi Rama, Albin Kurti dhe Ali Ahmeti u panë krah për krah njëri-tjetrit në përcjelljen me nderime shtetërore të Fatos Nanos për në banesën e fundit.
Arkmorti i ish-kryeministrit Fatos Nano ka dalë nga Pallati i Kongreseve, teksa për disa orë u mbajtën homazhe në nder të ish kryeministrit. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, po bëhet përcjellja me nderime shtetërore për Nanon. Edi Rama, Albin Kurti dhe Ali Ahmeti u panë krah për krah njëri-tjetrit në përcjelljen me nderime shtetërore të Fatos Nanos për në banesën e fundit. Qytetarë të shumtë kanë vendosur karafila të bardhë në arkmortin e ish kryeministrit socialist. Në fjalën e saj, bashkëshortja Xhoana, e përlotur tha se kjo ishte dita më e errët e jetës së saj dhe shtoi se Fatosi eci mes baltës së politikës, pa u bërë pis. Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se do i mungojnë darkat e rralla me Nanon. Sipas Ramës, falës sakrificës së Nanos, PS mori frymë të re. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/02/2025 13:20 Fatos Nano përcillet për në ‘banesën’ e fundit nën tingujt e Frank Sinatrës 11/02/2025 13:17 Lulzim Peci: Qeveria po tenton “grabitje” të buxhetit dhe centralizim arbitrar të pushtetit 11/02/2025 13:10 Rama, Kurti dhe Ahmeti krah për krah në përcjelljen shtetërore të Nanos për në banesën e fundit