Rama dhe Berisha në burg”/ Protestuesit shpërthejnë ndaj kryeministrit dhe kreut të PD

Rama dhe Berisha në burg”/ Protestuesit shpërthejnë ndaj kryeministrit dhe kreut të PD

Pikat kryesore

  • “Berisha në burg, Rama në burg“- brohorisnin portestuesit njëzëri.
  • Protestuesit akuzuan edhe “mediat e mafias” të cilat, sipas tyre, janë bërë palë me pushtetin, duke mos pasqyruar ngjarjet që kanë ndodhur, duke u vënë në shërbim të politikës dhe një grushti njerëz të biznesit.

Qindra qytetarë po protestuan sot pasdite para selisë së qeverisë shqiptare me kërkesat e tyre që të ndalohen punimet në bregdetin e Vlorës, ku dje pati edhe përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe rojeve private që ruajnë vendin e punimeve në Zvërnec. Të ftuar nga organizatat e shoqërisë civile, qindra qytetarë hodhën thirrje kundër qeverisë së kryeministrit Rama dhe partisë më të madhe të opozitës, PD-së, të cilat janë bërë bashkë me heshtjen e tyre për të të mbrojtur projektin në Zvërnec. “Berisha në burg, Rama në burg“- brohorisnin portestuesit njëzëri. Protestuesit akuzuan edhe “mediat e mafias” të cilat, sipas tyre, janë bërë palë me pushtetin, duke mos pasqyruar ngjarjet që kanë ndodhur, duke u vënë në shërbim të politikës dhe një grushti njerëz të biznesit.

Lini një Përgjigje