Pikat kryesore
- U ndanë ata që hynë në rrugën e PS dhe ata që shkuan në rrugën e PD.
- Spiunët i morën shërbëtorët që kishte Gramozi dhe e bënë PD.
- PS është e çliruar tërësisht nga hijet e së shkuarës në këtë aspekt”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të organizuar në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, vlerësoi rrugëtimin e kësaj force politike ndër vite, duke theksuar se PS është një parti ideologjikisht antikomuniste dhe se ka luajtur një rol të rëndësishëm në përballjen me trashëgiminë e së kaluarës. Në fjalën e tij para socialistëve, Rama tha se Partia Socialiste ka ndërmarrë hapa konkretë për t’u shkëputur nga e kaluara komuniste, duke përmendur miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit dhe kujdesin ndaj ish-të përndjekurve politikë. “Bëmë ligjin dhe hapëm dosjen e komunizmit. Rrugët me spiunët u ndanë. U ndanë ata që hynë në rrugën e PS dhe ata që shkuan në rrugën e PD. Spiunët i morën shërbëtorët që kishte Gramozi dhe e bënë PD. PS është e çliruar tërësisht nga hijet e së shkuarës në këtë aspekt”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë u ndal edhe te periudha e opozitës së Partisë Socialiste në vitet e para të pluralizmit, duke theksuar se kjo forcë politike u përball me sfida të mëdha në një kohë kur, sipas tij, ekzistonte liria, por jo një demokraci e konsoliduar. “PS u ballafaqua pas lindjes së saj në një hapësirë lirie jodemokratike. Ishte liri, secili mund të bënte çfarë të donte, por nuk ishte demokraci. PS u ballafaqua me më të keqen që mund të ballafaqohet një opozitë”, deklaroi ai. Rama kujtoi gjithashtu periudhën kur ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, u burgos, duke e cilësuar atë si një figurë me kontribut të rëndësishëm për partinë dhe shtetin. “Kryetarin e vet e pati në burg për disa vite, politikisht të dënuar. Fatos Nano ka një kontribut të jashtëzakonshëm, sepse doli nga burgu duke kërkuar shtet, me sensin e tij të lidershipit dhe përgjegjësisë”, tha Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Bujrum flasim!”, Rama-protestuesve: Po nuk deshët, punët i kemi të ndara: ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë! Zvërneci, Costa: Do pyesim, nëse kemi pyetje/ Rama: Nuk duam Kinën, duam europën Zvërneci, Rama: Investimi vazhdon me pronarë të ligjshëm. Kryeministri: Të ndjekim shembullin e Malit të Zi