Pikat kryesore
- Nesër në Tiranë pritet të mbahet protestë madhështore në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë tash e pesë vite.
- Në lidhje me këtë protestë, si po shkon organizimi dhe a pritet të ketë pjesmarrje të lartë, ka folur për “Gazeta Blic”, Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës dega Fushë-Kosovë, Xhevdet Qeriqi.
- Qeriqi tha se organizimi është duke shkruar jashtëzakonisht mirë dhe se interesimi për pjesmarrje është jashtëzakonisht i madh.
Nesër në Tiranë pritet të mbahet protestë madhështore në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë tash e pesë vite. Protesta do të mbahet në ora 17:00 në Sheshin Skënderbej. Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se qeveria shqiptare ka mundësuar kalimin pa pagesë në Rrugën e Kombit për 24 orë, nga ora 09:00 e datës 17 tetor deri më 09:00 të datës 18 tetor. Në lidhje me këtë protestë, si po shkon organizimi dhe a pritet të ketë pjesmarrje të lartë, ka folur për “Gazeta Blic”, Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës dega Fushë-Kosovë, Xhevdet Qeriqi. Qeriqi tha se organizimi është duke shkruar jashtëzakonisht mirë dhe se interesimi për pjesmarrje është jashtëzakonisht i madh. Ai tha se kjo protestë pritet të jetë njëra nga protestat më të mëdha të organizuara kundër Gjykatës Speciale. “Organizimi është duke shkuar jashtëzakonisht mirë, interesimi për pjesëmarrje në protestë është shumë i madh dhe po besoj që kjo do të jetë njëra prej protestave më të mëdha të organizuara kundër Gjykatës Speciale” tha Qeriqi. Qeriqi theksoi se pjesmarrje në këtë protestë do të ketë nga të gjithya trojet shqiptare. “Pjesëmarrje në këtë proteste do të ketë nga të gjitha trojet shqiptare” tha Qeriqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”. Xhevdet Qeriqi- Kryetar i OVL-UÇK-së dega Fushë-Kosovë! Chris Johnson, Senior Director dhe Head of 10/16/2025 20:13 “Tmerr është, fëmijët po rriten qetu”, banorët e Fushë-Kosovës pa garazha dhe bodrume funksionale 10/16/2025 20:06 Haradinaj: Ribashkimi i Gjermanisë i ka dhënë shpresë një të ardhmeje paqësore tërë botës 10/16/2025 19:53 Parashikimi i motit për ditët në vijim