Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po…

Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po…

Pikat kryesore

  • Këto vizita, me pretendimin e vizitave shëndetësore, nuk janë raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ndaj kam kërkuar shkarkimin e drejtorit përkatës,” deklaroi ministri Lamallari.
  • Sipas tij, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm është udhëzuar të jetë i pranishëm në çdo Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtyre praktikave.
  • “I gjithë informacioni që do të vihet në dispozicion do të trajtohet me seriozitet maksimal.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është pyetur lidhur me alarmin e Prokurorisë së Durrësit sa i takon shkeljeve serioze në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku vizita të raportuara shërbime shëndetësore, mund të jenë përdorur për qëllime të tjera. “Po, është e vërtetë. Jam vënë në dijeni për këtë informacion. Këto vizita, me pretendimin e vizitave shëndetësore, nuk janë raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ndaj kam kërkuar shkarkimin e drejtorit përkatës,” deklaroi ministri Lamallari. Sipas tij, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm është udhëzuar të jetë i pranishëm në çdo Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtyre praktikave. “I gjithë informacioni që do të vihet në dispozicion do të trajtohet me seriozitet maksimal. Do të kërkoj bashkëpunim gjithëpërfshirës me institucionet e zbatimit të ligjit,” theksoi ministri. Ky zhvillim shton shqetësimet për menaxhimin e sistemit të burgjeve dhe për efektivitetin e mekanizmave të kontrollit, në një kohë kur institucionet penitenciare janë vënë disa herë në qendër të kritikave për sigurinë, korrupsionin dhe abuzimet e brendshme, të cilat kulmuan me arratisjen e Altin Ndocit, të arrestuar për një numër vrasjesh.

Lini një Përgjigje