Pikat kryesore
- Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë administratorin e një lokali në Sarandë.
- F., 40 vjeç, u vu në pranga për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
- Gj., 33 vjeç, banues në Sarandë, i punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë lokal, humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës.
Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë administratorin e një lokali në Sarandë. E. F., 40 vjeç, u vu në pranga për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Ngjarja ndodhi të enjten, kur shtetasi I. Gj., 33 vjeç, banues në Sarandë, i punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë lokal, humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës. Hetimet paraprake dyshojnë se vdekja ka ndodhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.