Pikat kryesore
- Kombëtarja në 20:00 në Arenën Kombëtare do të sfidojë Luksemburgun në ndeshjen e fundit të këtij sezoni.
- Trajneri Maran ka publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë ndeshje, ku nuk mungojnë emrat e rinj.
- Pllana kthehet si titullar në mbrojtje, teksa rikthehet Bajrami në mesfushë dhe Uzuni në sulm.
Kombëtarja në 20:00 në Arenën Kombëtare do të sfidojë Luksemburgun në ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Trajneri Maran ka publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë ndeshje, ku nuk mungojnë emrat e rinj. Pllana kthehet si titullar në mbrojtje, teksa rikthehet Bajrami në mesfushë dhe Uzuni në sulm. Laçi duket se është pozicionuar në të njëjtin rol si në ndeshjen e shkuar. Ndeshje e madhe kjo e sotmja për Elseid Hysaj, që me shiritin e kapitenit në krah luan ndeshjen e 100-të. Shqipëria : Sherri, Hysaj, Pllana, Gjimshiti, Mitaj, Bajrami, Asllani, Ramadani, Hoxha, Uzuni, Laçi.