Pse nuk po martoheni më?”/ Françeska Murati hap debatin për martesat dhe rënien e…

Pse nuk po martoheni më?”/ Françeska Murati hap debatin për martesat dhe rënien e…

Pikat kryesore

  • Françeska Murati ka ndezur një diskutim në rrjetet sociale pasi ngriti një pyetje që lidhet me një fenomen gjithnjë e më të dukshëm mes të rinjve: rënien e martesave dhe krijimin e familjeve.
  • Përmes një postimi në InstaStory, ish-banorja e “BBV” u shpreh me humor se këtë verë nuk ka marrë pjesë në asnjë dasmë, ndërsa e lidhi këtë situatë me raportimet për uljen e numrit të lindjeve.
  • Ndërkohë lajmet thonë se lindjet kanë rënë me 8.1%”, shkroi Murati.

Françeska Murati ka ndezur një diskutim në rrjetet sociale pasi ngriti një pyetje që lidhet me një fenomen gjithnjë e më të dukshëm mes të rinjve: rënien e martesave dhe krijimin e familjeve. Përmes një postimi në InstaStory, ish-banorja e “BBV” u shpreh me humor se këtë verë nuk ka marrë pjesë në asnjë dasmë, ndërsa e lidhi këtë situatë me raportimet për uljen e numrit të lindjeve. “O rini, çfarë po ndodh? Pse nuk po martoheni më? Këtë verë s’po kapem në asnjë dasmë. Ndërkohë lajmet thonë se lindjet kanë rënë me 8.1%”, shkroi Murati. Më tej, ajo kërkoi mendimin e ndjekësve të saj për arsyet që po ndikojnë te të rinjtë, duke ngritur dy mundësi: nëse ata po presin të ndihen plotësisht gati për të krijuar familje, apo nëse është bërë më e vështirë gjetja e partnerit të duhur. Aktorja e njohur divorcohet pas 6 vitesh martesë “Po prisni të bëheni gati të gjithë, apo thjesht jemi në një kohë ku është bërë shumë e vështirë për të gjetur një person? Jam kurioze ta di: çfarë mendoni se është arsyeja kryesore?”, pyeti ajo ndjekësit. Pyetja e Françeskës ka marrë vëmendje të madhe online, duke nxitur reagime dhe diskutime mbi ndryshimin e prioriteteve të brezave të rinj, martesat, familjen dhe sfidat sociale që lidhen me krijimin e saj.

Lini një Përgjigje