Pikat kryesore
- ShBA dhe Irani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim dyjavor.
- Me këtë rast, kanë filluar lëvizjet e transportit detar nëpër Ngushticën e Hormuzit.
- Të dhënat kanë treguar numër të vogël të lëvizjeve në këto orët e para.
ShBA dhe Irani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim dyjavor. Me këtë rast, kanë filluar lëvizjet e transportit detar nëpër Ngushticën e Hormuzit. Të dhënat kanë treguar numër të vogël të lëvizjeve në këto orët e para. Por pse është kaq e rëndësishme kjo ngushticë? Ngushtica e Hormuzit është një arterie kyçe tregtare përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës botërore. Rreth 3 mijë anije zakonisht lundrojnë nëpër këtë ngushticë çdo muaj. Mirëpo, kjo shifër ishte ulur ndjeshëm kohët e fundit. Ngushtica e Hormuzit është një kanal jetësor për importet në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ushqimin, ilaçet dhe furnizimet teknologjike.