PS dhe PD bashkohen për integrimin/ Miratohet me 114 vota projektrezoluta në Kuvend

PS dhe PD bashkohen për integrimin/ Miratohet me 114 vota projektrezoluta në Kuvend

Pikat kryesore

  • Socialistët dhe demokratët janë bashkuar në përmbajtjen e projekrezolutës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
  • Draft që parashikon rolin e Kuvendit në ecurinë e Shqipërisë në BE-së, u miratua në Komisionin për Politikën e Jashtme dhe mori 114 vota në Parlament.
  • Kjo projekrezolutë është ndër të paktat dokumentet që miratohet me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës në Kuvend.

Socialistët dhe demokratët janë bashkuar në përmbajtjen e projekrezolutës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Draft që parashikon rolin e Kuvendit në ecurinë e Shqipërisë në BE-së, u miratua në Komisionin për Politikën e Jashtme dhe mori 114 vota në Parlament. Kjo projekrezolutë është ndër të paktat dokumentet që miratohet me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës në Kuvend. Dhe në të parashikohet një angazhim i të gjithë deputetëve në Parlament për punën e integrimit. Gjithashtu, draft rezoluta parashikon forcimin e kontollit parlamentar ndaj pushtetit ekzekutiv, institucioneve dhe agjencive të pavarura, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit mes pushteteve, duke rritur transparencën, auditimin dhe llogaridhënien. Po ashtu, kërkohet që kuvendi i Shqipërisë do të forcojë “partneritetin ndërparlamentar me Parlamentin Evropian dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, duke kontribuar aktivisht në diplomacinë parlamentare dhe marrëdhëniet dypalëshe me to”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Francë/ Norovirusi në anijen turistike, zbarkimi fillon në Bordo! Gjykata në Gjermani dënon kompaninë Milka/ Akuzohet se rriti çmimin pa ndryshuar paketimin Kuba në errësirë totale/ Bllokada e SHBA ndërpret furnizimin me naftë në vendin komunist

Lini një Përgjigje