Pikat kryesore
- Pas protestave masive ne Bullgari, qeveria në Sofje është terhequr nga projekbuxheti i prezantuar për vitin 2026.
- Aty parashikohej rritje taksash për individët dhe bizneset, në kohën kur vendi po përgatitet të bashkohet me eurozonën vitin e ardhshem.
- Në fakt, një lëvizje e tillë ishte paralajmëruar edhe me herët.
Pas protestave masive ne Bullgari, qeveria në Sofje është terhequr nga projekbuxheti i prezantuar për vitin 2026. Aty parashikohej rritje taksash për individët dhe bizneset, në kohën kur vendi po përgatitet të bashkohet me eurozonën vitin e ardhshem. Në fakt, një lëvizje e tillë ishte paralajmëruar edhe me herët. Më 28 nëntor, qeveria tha se ishte duke e menduar tërheqjen e projektbuxhetin të vitit 2026, pas protestave të ngjashme të mbajtura që pas bërjes publike të tij. Lëvizja e papritur u njoftua nga kreu i partisë në pushtet të qendrës së djathtë GERB, Boyko Borissov, i cili i kërkoi qeverisë të rivendoste dialogun me punëdhënësit dhe sindikatat për të arritur konsensus mbi financat e shtetit. Një ditë më parë, mbrëmjen e 1 dhjetorit, tubimi paqësor në Sofje u shndërrua në një protestë ku dhuna ishte fjala kryesore, ndërsa dhjetëra mijëra bullgarë dolën në rrugët e kryeqytetit për të protestuar. Më vonë, tensionet u përshkallëzuan ndërsa grupe të vogla protestuesish u zhvendosën në selinë e partisë kryesore në pushtet dhe filluan të hidhnin karrige në drejtim të ndërtesës apo edhe drejt oficerëve të policisë që i ruanin ato. Protestuesit i vunë zjarrin kontenjerëvë të mbeturinave, ndërsa sulmuan edhe automjetet e policisë. Protesta pasqyron shqetësimet e përhapura në lidhje me ndikimin ekonomik të buxhetit të shtetit tek individët dhe bizneset. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zelensky: Askush s’mund ta shkatërrojë botën i vetëm, madje as Rusia! Ballkan Update me Habi Hoxha, (02/12/2025) Trashëgimia politike e Ibrahim Rugovës / Merovci: Figurë e rangut botëror, mora shumë dije duke qenë pranë tij