Protestat në Bullgari dorëzojnë kryeministrin, Rosen Zhelyazkov njofton dorëheqjen

Protestat në Bullgari dorëzojnë kryeministrin, Rosen Zhelyazkov njofton dorëheqjen

Pikat kryesore

  • Dorëheqja u njoftua nga Kryeministri Zhelyazkov në një konferencë për shtyp në Parlament, ndërsa ai qëndronte në shoqërinë e zyrtarëve të lartë të tre partive.
  • Mijëra persona kanë protestuar në Bullgari kundër planeve buxhetore të Qeverisë, duke e detyruar më pas ekzekutivin që të heqë dorë nga to.
  • Më pas, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kabinetit qeverisës.

Dorëheqja u njoftua nga Kryeministri Zhelyazkov në një konferencë për shtyp në Parlament, ndërsa ai qëndronte në shoqërinë e zyrtarëve të lartë të tre partive. Mijëra persona kanë protestuar në Bullgari kundër planeve buxhetore të Qeverisë, duke e detyruar më pas ekzekutivin që të heqë dorë nga to. Më pas, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kabinetit qeverisës. Njoftimi për dorëheqje erdhi në momentin kur Parlamenti pritej të votonte mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, të paraqitur nga “Vazhdo Ndryshimin-Bullgaria Demokratike”. Dorëheqja e Qeverisë vjen pak para se Bullgaria t’i bashkohet eurozonës më 1 janar 2026. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protesta masive në Bullgari, kërkohet dorëheqja e qeverisë Bullgari, vonesat në dorëzimin e avionëve F-16 të blerë nga SHBA shihet me shqetësim Protesta në Bullgari kundër anëtarësimit në eurozone/ Përplasje edhe në parlament

Lini një Përgjigje