Protesta me molotov e opozitës, policia: 4 të arrestuar. 7 persona nën hetim, mes tyre…

Protesta me molotov e opozitës, policia: 4 të arrestuar. 7 persona nën hetim, mes tyre…

Pikat kryesore

  • Policia e Tiranë ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me protestën e zhvilluar mbrëmë para Kryeministrisë.
  • Gjatë tubimit të zhvilluar dje janë identifikuar 11 shtetas, ndërsa 4 prej tyre janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë proceduar.
  • Në protestë u hodhën molotovë, gjithashtu protestuesit kundërshtuan punonjësit e policisë.

Policia e Tiranë ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me protestën e zhvilluar mbrëmë para Kryeministrisë. Gjatë tubimit të zhvilluar dje janë identifikuar 11 shtetas, ndërsa 4 prej tyre janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë proceduar. Në protestë u hodhën molotovë, gjithashtu protestuesit kundërshtuan punonjësit e policisë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ervin Minarolli, me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, pasi në cilësinë e përfaqësuesit organizativ të këtij subjekti, nuk ka zbatuar detyrimet për identifikimin e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e tubimit, në bazë të ligjit Nr. 8773, “Për tubimet”, neni 10. 3 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protesta, 4 të arrestuar dhe 7 të tjerë nën hetim. Ja si është gjendja shëndetësore e protestuesit që u përfshi nga flakët Plagosja në Kukës, dorëzohen në polici dy vëllezërit Masat e Policisë për festa/ Shtohen patrullat dhe prania e efektivëve në rrugë dhe sheshe

Lini një Përgjigje