Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e…

Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e…

Pikat kryesore

  • Kryetari i PD-së Sali Berisha sot në 6 shkurt ka zhvilluar takime me qytetarët në njësinë 8 dhe 10 në Tiranë.
  • Sipas tij, shpresa e vetme e vendit është Partia Demokratike.
  • “Sot organizata kriminale voton kundër interesave jetike të qytetarëve shqiptarë.

Kryetari i PD-së Sali Berisha sot në 6 shkurt ka zhvilluar takime me qytetarët në njësinë 8 dhe 10 në Tiranë. Berisha u shpreh se qeveria e Ramës është antikombëtare. Sipas tij, shpresa e vetme e vendit është Partia Demokratike. “Sot organizata kriminale voton kundër interesave jetike të qytetarëve shqiptarë. Kjo qeveri rrezikon të zhbëjë integrimin europian të Shqipërisë. Ju keni 13 vjet që sakrifikoni e që përçmoheni e nënvlerësoheni. Kjo është qeveri antishqiptare dhe duhet të ngrihemi për interesin kombëtar. Enver Hoxha ishte gjakësor, kishte kryer krime monstruoze e nuk e lëshonte karrigen e tij. Kurse sot, Edi Rama edhe BE-në do që ta shkëpusë, për interesin e tij dhe për karrigen personale. Në këtë situatë shpresa e vetme jemi ne. Kjo qeveri nuk ka fituar zgjedhjet, por ka fituar farsa” , tha Berisha. Berisha u shpreh se kjo qeveri di vetëm të plaçkisë dhe asgjë tjetër. Ai shtoi se PD-ja është shpresa e vetme e shqiptarëve, që gjërat të ndryshojnë në vend.

Lini një Përgjigje