Pikat kryesore
- Ky këndvështrim i ri, lidhet me faktin se përvec ndryshimeve teritoriale, kjo reormë kërkon të bëhen edhe ndryshime strukturore.
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e trajton qeverisjen vendore është subjekt kushtetues dhe ka përcaktuar në mënyrë të qartë dy nivele të organizimit të qeverisjes vendore, siç janë bashkitë dhe qarqet.
- Të majtët mendojnë se numri i njësive të QV duhet të ulet, ndërsa të djathtët të rritet.
Në shkrimin tim të përpara katër vitesh me titull : “Reforma territoriale një ushtrim i vështirë” (https://javanews.al/reforma-territoriale-nje-ushtrim-i-veshtire/) kam trajtuar disa probleme lidhur me vëmëndjen që duhet të kenë politikbërësit ndaj domosdoshmërisë së kryerjes së një reforme teritoriale sa më efikase dhe në shërbim të qytetarëve. Tashmë që ky problem është vënë në rend të ditës të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjitha forcat politike janë ndërgjegjësuar për domosdoshmërinë e kësaj reforme dëshiroj të sjell në vëmendje të politikbërësve disa këndvështrime të reja lidhur me këtë reformë. Ky këndvështrim i ri, lidhet me faktin se përvec ndryshimeve teritoriale, kjo reormë kërkon të bëhen edhe ndryshime strukturore. Qeverisja vendore në thelb është nevoja e komunitetit për t’u organizuar në mënyrë të atillë që të administrojnë së bashku disa çështje me interes të përbashkët dhe për të mundësuar marrjen e shërbimeve në mënyrë sa më efektive nga qeverisja qëndrore. Kjo është e shprehur edhe në Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, sipas të cilës me vetëqeverisje vendore, kuptohet e drejta dhe aftësia efektive e bashkësive vendore për të rregulluar, e për të drejtuar, në të mirë të popullsive të tyre, një pjese të mirë të çështjeve publike. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e trajton qeverisjen vendore është subjekt kushtetues dhe ka përcaktuar në mënyrë të qartë dy nivele të organizimit të qeverisjes vendore, siç janë bashkitë dhe qarqet. Aktualisht Qeverisja vendore e Shqipërisë përbëhet nga 61 bashki dhe 12 Qarqe me një popullsi prej rreth 2.400.000 banorë ( Censusi i vitit 2023) Që në krye të herës, forcat politike janë shprehur për nevojën e një reforme territoriale por qëndrimet e tyre kanë qenë të kundërta . Të majtët mendojnë se numri i njësive të QV duhet të ulet, ndërsa të djathtët të rritet. Kësisoj duket se do të jetë e vështirë për një dakordësi midis palëve në mos fatkeqësisht, kjo do të mbetet në statusin aktual pa ndryshim. Kjo vështirsohet akoma më shumë kur si karta e autonomisë vendore por edhe Kushtetuta e Shqipërisë, kërkojnë që për ndryshimet e kufijve të NJQV duhet të merret mendimi i komunitetit, i cili për fat të keq është dukshëm i ndikuar nga interesat e partive politike. Në opinionin tim do të ishte me shumë interes për shqiptarët të ndërmerrej një reformë territoriale jashtë interesave partiake dhe elektorale e hartuar nga ekspertë të pavarur, sepse kjo do tí shërbente administrimit dhe zhvillimit më efikas të punëve të komunitetit por edhe të marrjes së shërbimeve publike nga qeveria qëndrore. Bashkitë krijohen për qytetarët…