Pikat kryesore
- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot, 4 mars, ndryshimet e reja në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama.
- Shkarkime edhe për Albana Koçiun, Besfort Lamallarin dhe Toni Gogun, por vetëm për t’u zhvendosur në drejtimet e disa dikastereve të reja.
- Më konkretisht Albana Koçiu do të kalojë nga Ministria e Brendshme në postin e zv/kryeministres.
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot, 4 mars, ndryshimet e reja në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Fillimisht ai ka shkarkuar nga detyra Belinda Ballukun si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Elisa Spiropalin si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Pirro Vengun si ministër i Mbrojtjes. Shkarkime edhe për Albana Koçiun, Besfort Lamallarin dhe Toni Gogun, por vetëm për t’u zhvendosur në drejtimet e disa dikastereve të reja. Më konkretisht Albana Koçiu do të kalojë nga Ministria e Brendshme në postin e zv/kryeministres. Ferit Hoxha do të zëvendësojë Elisa Spiropalin si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Besfort Lamallari do të kalojë nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë në atë të Punëve të Brendshme. Ai do të zëvendësohet nga Toni Gogu. Më konkretisht Albana Koçiu do të kalojë nga Ministria e Brendshme në postin e zv/kryeministres. Ferit Hoxha do të zëvendësojë Elisa Spiropalin si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Besfort Lamallari do të kalojë nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë në atë të Punëve të Brendshme. Ai do të zëvendësohet nga Toni Gogu. Ky i fundit i cili deri dje mbante postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin do të zëvendësohet nga Erjona Ismaili. Në qeverinë Rama 4 do të ketë vend edhe për dy emra të rinj. Enea Karakaçi do të zëvendësojë Belinda Ballukun si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ndërsa Ermal Nufi si ministër i Mbrojtjes. Procedura kushtetuese parashikonte 7 ditë afat për dekretimin e shkarkimeve dhe emërimeve të reja në kabinetin qeveritar, të cilat më pas kalojnë për votim në Parlament, ku për miratimin e tyre nevojiten 71 vota. Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj betohen tek Presidenti Begaj për të marrë detyrën e re. Shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj u njoftuan në mbledhjen e përbashkët të grupit parlamentar të Partisë Socialiste me kabinetin qeveritar që u mbajt më 26 shkurt. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme; Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Belinda Balluku si Zëvendëskryeministre dhe Ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë; Elisa Spiropali si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme;