420 — 420 — S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

420 — S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë...

Pikat kryesore

  • Po përtej emrave të njohur, janë edhe mbi 420 mijë shtetas shqiptarë jo dhe aq të famshëm, që me të famshmit e mësipërm kanë të përbashkët lindjen jashtë Shqipërisë (Grafiku 1).
  • Shumica dërrmuese e këtyre 420 mijë shtetasve shqiptarë të lindur jashtë Shqipërisë u regjistruan në Gjendjen Civile pas vitit 2011.
  • Pjesa tjetër (1.93 milionë) banojnë jashtë Shqipërisë (Grafiku 2).

Po përtej emrave të njohur, janë edhe mbi 420 mijë shtetas shqiptarë jo dhe aq të famshëm, që me të famshmit e mësipërm kanë të përbashkët lindjen jashtë Shqipërisë (Grafiku 1). Shumica dërrmuese e këtyre 420 mijë shtetasve shqiptarë të lindur jashtë Shqipërisë u regjistruan në Gjendjen Civile pas vitit 2011. Një shkak tjetër ka qenë marrja e nënshtetësisë shqiptare nga mijëra bashkëkombës tanë të lindur në trevat shqiptare përrreth (për arësye lëvizjeje pa viza në Europë ose për arësye patriotike) Po sa nga 4.28 milionë shtetasit shqiptarë të lindur në Shqipëri banojnë aktualisht këtu? Sipas INSTAT-it, rreth 2.35 milionë. Pjesa tjetër (1.93 milionë) banojnë jashtë Shqipërisë (Grafiku 2). Për krahasim, nga regjistrimi i popullsisë së vitit 1989, rezultoi se banonin këtu 3.18 milionë shtetas të lindur në Shqipëri. Pra për 36 vjet kemi patur një rënie me 26% të popullsisë banuese në vend. Në qoftë se llogarisim vetëm 4.28 milionë shtetasit shqiptarë të lindur në Shqipëri, rreth 45% e tyre banojnë aktualisht jashtë vendit. Më 2011 kjo përqindje ishte 34%, më 2001 ishte 24%, dhe më 1989 ishte vetëm 1% (Grafiku 3).

Lini një Përgjigje