Pronari i Zanusit që mbajti peng një kliente në Tiranë, kush është Sefedini?

Pronari i Zanusit që mbajti peng një kliente në Tiranë, kush është Sefedini?

Pikat kryesore

  • Konflikti fillestar nisi pasi klientja bleu një frigorifer banak dhe u kthye në dyqan për t’ua kthyer atë dhe për të kërkuar rimbursimin e shumës, pasi pajisja rezultoi se frigoriferi se nuk funksiononte.

Sefedin Ahmetaj është një 63-vjeçar, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës së bashku me avokaten e tij, Edjola Harunaj, për shkak se mbajtën peng dhe dhunuan një kliente në dyqanin e tyre të elektroshtëpiakeve “Zanusi” (Zanussi Professional Tirana), në zonën e Ish-Doganës. Konflikti fillestar nisi pasi klientja bleu një frigorifer banak dhe u kthye në dyqan për t’ua kthyer atë dhe për të kërkuar rimbursimin e shumës, pasi pajisja rezultoi se frigoriferi se nuk funksiononte. Sipas burimeve zyrtare të policisë, kjo kërkesë nuk është pranuar nga pronarët dhe klientja u mbajt kundër vullnetit të saj në ambientet e biznesit për më shumë se dy orë dhe u dhunua fizikisht nga Sefedin Ahmetaj dhe 41-vjeçarja Edjola Harunaj, pasi kërkoi kthimin e parave.

Lini një Përgjigje