PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

Pikat kryesore

  • Emërimi i Ermal Nufit si ministër i ri i Mbrojtjes përfaqëson më shumë se një rotacion kabineti.
  • Ai sinjalizon një orientim të ri drejt profesionalizmit, menaxhimit modern dhe profilit të pastër publik në drejtimin e institucioneve kyçe të sigurisë kombëtare.
  • Nufi vjen nga një formim i fortë juridik, i licencuar si avokat që prej vitit 2013, me përvojë në strukturat drejtuese të Dhomës së Avokatëve të Tiranës.

Emërimi i Ermal Nufit si ministër i ri i Mbrojtjes përfaqëson më shumë se një rotacion kabineti. Ai sinjalizon një orientim të ri drejt profesionalizmit, menaxhimit modern dhe profilit të pastër publik në drejtimin e institucioneve kyçe të sigurisë kombëtare. Nufi vjen nga një formim i fortë juridik, i licencuar si avokat që prej vitit 2013, me përvojë në strukturat drejtuese të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Përvoja e tij si këshilltar ligjor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka përfshirë në procese të rëndësishme strategjike, duke e njohur nga afër me menaxhimin e projekteve të mëdha publike dhe me standardet e transparencës. Njihet për aftësitë drejtuese e komunikuese, korrekt me zbatimin e ligjit. Roli i tij si zëvendës sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë e ka vendosur në qendër të koordinimit institucional, duke e përgatitur për përgjegjësi të nivelit të lartë. Këto eksperienca e bëjnë atë një figurë të kompletuar: jurist, administrator dhe drejtues me përvojë ndërinstitucionale. Në një kohë kur Ministria e Mbrojtjes nuk është vetëm çështje uniformash, por buxhet, modernizim, prokurime strategjike dhe angazhim në NATO, profili i Nufit përputhet me nevojën për administrim të rreptë dhe vizion afatgjatë. Shqipëria ka rritur investimet në Forcat e Armatosura dhe ka intensifikuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Nufi është figurë e gjithëpranuar. Ermal Nufi përfaqëson një brez drejtuesish që nuk mbështeten vetëm në retorikë politike, por në ekspertizë teknike dhe integritet publik. Mungesa e polemikave apo akuzave personale e vendos atë në një pozicion të favorshëm për të rritur kredibilitetin e qeverisë në një portofol delikat, ku gjithçka drejtohet nga qeveria shqiptare, por ka dhe një lidhje të ngushtë me NATO. Ai i jep fytyrë të re kabinetit: më shumë profesionalizëm, më pak konsum politik. Fakti që vjen nga një rol kyç në Kryeministri tregon nivel të lartë besimi politik prej kryeministrit Rama. Në arkitekturën e qeverisjes, Ministria e Mbrojtjes është një nga postet më sensitive. Zgjedhja e Nufit dëshmon se ai konsiderohet figurë e qëndrueshme dhe e aftë për të menaxhuar një sektor strategjik. Ishte zgjedhja, ndofta më e mirë, që bëri kryeministri me emrat e rinjë në qeveri.

Lini një Përgjigje