Procesi “Ahmetaj 2″/ Ish drejtori i Ministrisë së Financave dëshmitar i SPAK në dosjen…

Procesi “Ahmetaj 2″/ Ish drejtori i Ministrisë së Financave dëshmitar i SPAK në dosjen…

Pikat kryesore

  • Endri Duçka, ish drejtor në Ministrinë e Financave, dëshmoi në procesin gjyqësor në ngarkim të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me privatizimin e fabrikës “Buka”.
  • “Kam qenë drejtor tek Ministria e Financave, drejtoja zyrën e shitjes së pronës shtetërore.
  • Ka ardhur dosja për shitjen e aksioneve shtetërore për dosjen “Buka”, kemi bërë procedurën normale.

Endri Duçka, ish drejtor në Ministrinë e Financave, dëshmoi në procesin gjyqësor në ngarkim të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me privatizimin e fabrikës “Buka”. “Kam qenë drejtor tek Ministria e Financave, drejtoja zyrën e shitjes së pronës shtetërore. Ka ardhur dosja për shitjen e aksioneve shtetërore për dosjen “Buka”, kemi bërë procedurën normale. Drejtoria e drejtimit të pronës publike është hallka e fundit e procesit, ne kontrollonim të gjitha aktet dhe nëse gjendej në përputhje me VKM, vijonim me procedurën, si publikimi për ankandin në faqen e Komisionit të Prokurimeve, pasi ankandi ishte i hapur. Për dosjen “Buka” kishte vetëm një ofertues, ishim të detyruar të bënim një ripublikim me afat 10-ditor. Fituesi u ofertuesi i vetëm”. Duçka, dëshmitar i thirrur nga organi i akuzës, u pyet nga prokurori Elvin Gokaj në rast se ai ka qenë apo jo në dijeni që ka pasur dy vendime gjykatash lidhur me fabrikën. Dëshmitari tha se vendimet nuk kanë qenë pjesë e dosjes së privatizimit, gjë e cila u kundërshtua nga viktimat në këtë proces, anëtarë të familjes Myderizi.

Lini një Përgjigje