Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama është pritur në Bruksel nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever.
- Në Bruksel zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.
- Kujtojmë se takimi paraardhës i këtij niveli u mbajt në nëntor të vitit 2025, kur u hap grup-kapitulli i fundit i negociatave me BE, “Bujqësia dhe Kohezioni”.
Kryeministri Edi Rama është pritur në Bruksel nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever. Në Bruksel zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE. Konferenca vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili konfirmon përmbushjen e objektivave të ndërmjetëm në grupkapitullin “Themeloret”, si dhe përcakton objektivat përmbyllës për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, dhe Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”. Kujtojmë se takimi paraardhës i këtij niveli u mbajt në nëntor të vitit 2025, kur u hap grup-kapitulli i fundit i negociatave me BE, “Bujqësia dhe Kohezioni”. Gjë që sipas kreut të qeverisë u arrit në një kohë rekord, për vetëm 12 muaj! Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Nuk ka alternativë tjetër ndaj BE”, Rama jep detajet: Do sjellim reformimin e Agjencisë së Kadastrës “PS mbështeti misionin e UÇK-së”/ Rama-opozitës: Furnizuan me naftë makinerinë e spastrimit etnik të Millosheviçit “Në krye të opozitës një mbetje e komunizmit”/ Rama: Në ADN-në e PS është mbrojtja e interesit kombëtar