Pikat kryesore
- Rama theksoi se duhet pritur me durim nga organet e drejtësisë për të vërtetën e saj dhe skuadrës së AKSHI-t.
- Sipas tij, gjithë zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik në këtë fushë të veprimtarisë së AKSHI-t!
- Falë saj dhe skuadrës së AKSHI-t, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh krahasuar me vitin 2022, jo vetëm renditemi në grupin A me maturitet të lartë, me 0.939% nga 1 maksimumi.
Në podcastin e tij “Flasim” këtë të dielë, 28 dhjetor, kryeministri Edi Rama u ndal te hetimet ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Mirlinda Karçanajt, e cila aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Rama theksoi se duhet pritur me durim nga organet e drejtësisë për të vërtetën e saj dhe skuadrës së AKSHI-t. Sipas tij, gjithë zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik në këtë fushë të veprimtarisë së AKSHI-t! “Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr projektin për transformimin digjital të Shqipërisë për 12 vjet me radhë, gjendet nën një akuzë të hatashme, për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia, jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, derisa të dalë e plotë e vërteta e saj. Falë saj dhe skuadrës së AKSHI-t, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh krahasuar me vitin 2022, jo vetëm renditemi në grupin A me maturitet të lartë, me 0.939% nga 1 maksimumi. Këtë vit kemi kaluar nga vendi i 68-të, në vendin e 14-të mes gjithë atyre vendeve, pikërisht falë punës për ta vënë teknologjinë në shërbim të publikut. Ky është një raport objektiv dhe profesional.” “Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr projektin për transformimin digjital të Shqipërisë për 12 vjet me radhë, gjendet nën një akuzë të hatashme, për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia, jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, derisa të dalë e plotë e vërteta e saj. Falë saj dhe skuadrës së AKSHI-t, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh krahasuar me vitin 2022, jo vetëm renditemi në grupin A me maturitet të lartë, me 0.939% nga 1 maksimumi. Këtë vit kemi kaluar nga vendi i 68-të, në vendin e 14-të mes gjithë atyre vendeve, pikërisht falë punës për ta vënë teknologjinë në shërbim të publikut. Ky është një raport objektiv dhe profesional.” Kujtojmë se më 23 dhjetor, Karçanaj dha dorëheqjen nga posti, duke ia deleguar kompetencat vartëses së saj, Romina Kostani. Karçanaj është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion për abuzime me tenderat e agjencisë që drejton.