Presidenti Erdogan pret në takim në Stamboll kreun e FIFA

Presidenti Erdogan pret në takim në Stamboll kreun e FIFA

Pikat kryesore

  • Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim në Stamboll presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe delegacionin e tij në Stamboll.
  • Gjatë pritjes, Infantino i dhuroi presidentit Erdogan një fanellë me emrin e tij dhe numrin 26, një kopje të trofeut të Kupës së Botës së FIFA-s dhe një top zyrtar të Kupës së Botës.
  • Gjithashtu edhe Haciosmanoglu i dhuroi presidentit Erdogan një fanellë të ekipit kombëtar të Turqisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim në Stamboll presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe delegacionin e tij në Stamboll. Takimi u mbajt në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe. Gjatë pritjes, Infantino i dhuroi presidentit Erdogan një fanellë me emrin e tij dhe numrin 26, një kopje të trofeut të Kupës së Botës së FIFA-s dhe një top zyrtar të Kupës së Botës. Në takim gjithashtu morën pjesë ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Askın Bak, këshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ambasadori Akif Cagatay Kilic, si dhe presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Ibrahim Haciosmanoglu. Gjithashtu edhe Haciosmanoglu i dhuroi presidentit Erdogan një fanellë të ekipit kombëtar të Turqisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kurti takon Abdixhikun për çështjen e presidentit Erdogan: Çmimin e “luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme” po e paguan gjithë njerëzimi “Më shumë shkëmbime tregtare me Turqinë”, Rama në “Turkey today”: Biznesi turk të investojë në Shqipëri

Lini një Përgjigje