Pikat kryesore
- Pas vendimit të gjykatës për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së oficerit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, ka reaguar për babai i viktimës.
- Në një intervistë me gazetaren Entjola Budo, Asllan Cenalia, thotë se vendimi ishte “vrasje për herë të dytë”, ndërsa thotë se vendimin do e bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.
- Si punonjës policie nuk e prisja atë vendim, por shpresoj te drejtësia deri në fund.
Pas vendimit të gjykatës për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së oficerit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, ka reaguar për babai i viktimës. Në një intervistë me gazetaren Entjola Budo, Asllan Cenalia, thotë se vendimi ishte “vrasje për herë të dytë”, ndërsa thotë se vendimin do e bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. “Vendimi është i papritur për mua si prind. Si punonjës policie nuk e prisja atë vendim, por shpresoj te drejtësia deri në fund. Vendimi është vrasje e dytë për mua, çfarë të them? Do vazhdojmë rrugët ligjore, jam punonjës policie, zbatimin e ligjit. Nuk ka më të rëndë se ajo që na ndodhi, por do mundohemi ta përballojmë. Do ta çojmë vendimin në Gjykatën e Lartë, shpresoj që do të vihet drejtësia në vend. Novruz Cenalia, u vra nga Azgan Mernica në 13 maj të vitit 2024, në fshatin Baltëz të Fierit, pas një sherri për motive të dobëta. Së fundmi, gjykata ka zbutur dënimin për autorin, nga burgim i përjetshëm në 35 vite heqje lirie.