Nëna e Nikolit reagon pas rrëfimit të saj në “Big Brother VIP 5”: “Historia jonë është private”
Rrëfimi i ndjerë i Nikol disa ditë më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania preku shumë shikues. Banorja tregoi se prej vitesh nuk ka asnjë kontakt me nënën e saj dhe se që nga mosha 15-vjeçare ka jetuar vetëm me të atin.
Megjithatë, pavarësisht dhimbjes që rrëfeu, kur u pyet nëse do ta falte nënën e saj nëse do të kishte mundësinë, ajo u përgjigj pa hezitim: “Po.”
Pas kësaj deklarate që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, ka ardhur edhe reagimi i shumëpritur nga nëna e saj, Keti. Gjatë puntatës së sotme të Big Brother VIP Fan Club, moderatorja Kiara Tito lexoi një letër të dërguar nga ajo.
Në mesazhin e saj, nëna e Nikolit zgjodhi të mbajë një qëndrim të rezervuar, duke theksuar se historia mes tyre është një çështje personale dhe nuk dëshiron të bëhet pjesë e debatit publik.
“Përshëndetje! Historia ime dhe e vajzës sime na përket vetëm ne. Të vërtetën e dimë unë dhe Nikolë. Unë nuk jam person publik, pavarësisht që historia u bë publike prej zgjedhjes së vajzës sime,” thuhej në letrën e saj.
Mesazhi i prerë lë të kuptohet se ajo nuk e ka mirëpritur faktin që kjo histori familjare u bë publike në televizion dhe nuk dëshiron të përfshihet në diskutime mediatike.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse në të ardhmen mund të ketë një pajtim mes nënës dhe vajzës, larg kamerave dhe vëmendjes së publikut.