Pikat kryesore
- Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.
- Aksioni është zhvilluar paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si dhe në bashki të tjera përreth.
- Burime jo zyrtare nga terreni bëjnë me dije se kontrollet janë të përqendruara në objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshëm.
Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Aksioni është zhvilluar paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si dhe në bashki të tjera përreth. Burime jo zyrtare nga terreni bëjnë me dije se kontrollet janë të përqendruara në objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshëm. Mësohet paraprakisht se me vendim të Gjykatës janë lëshuar rreth 20 urdhërkontrolle për banesa, ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ende nuk njoftim zyrtar me detaje të plota mbi rezultatet dhe personat e përfshirë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tentoi të vidhte banesën e një të moshuari, e dhunoi dhe e kërcënoi me thikë/ Fier, arrestohet 53-vjeçari Shisnin fenelina dhe pajisje policie/ Zbulohen dy dyqane në Tiranë, arrestohen 2 persona VIDEO/ E mbuluar me bar, si autorët e atentatit ndaj çiftit Mujeci kishin fshehur makinën e braktisur