Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

Pikat kryesore

  • Hyrjet dhe daljet e qytetit të Vlorës janë blinduar mbrëmjen e sotme nga forca të shumta policie.
  • Raportohet se në aksion janë angazhuar efektivë të Policisë së Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Rrugore, të cilët po zhvillojnë kontrolle të befasishme në automjete.
  • Kontrollet janë përqendruar kryesisht tek automjetet me xhama të zinj, automjetet e reja si dhe persona të dyshimtë.

Hyrjet dhe daljet e qytetit të Vlorës janë blinduar mbrëmjen e sotme nga forca të shumta policie. Raportohet se në aksion janë angazhuar efektivë të Policisë së Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Rrugore, të cilët po zhvillojnë kontrolle të befasishme në automjete. Kontrollet janë përqendruar kryesisht tek automjetet me xhama të zinj, automjetet e reja si dhe persona të dyshimtë. Gjatë aksionit po kryhen kontrolle të imtësishme si në automjete ashtu edhe ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve. Qëllimi i këtij operacioni është parandalimi i veprimtarive të paligjshme dhe rritja e sigurisë në qytet.

Lini një Përgjigje