Pikat kryesore
- Festat e nëntorit janë nderuar nga Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi.
- Në Podgoricë, u mbajt një mbrëmje solemne me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
- Në një atmosferë festive morën pjesë rreth 550 të ftuar, mes tyre Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, anëtarë të Qeverisë, ambasadorë dhe personalitete nga jeta kulturore e shoqërore.
Festat e nëntorit janë nderuar nga Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi. Në Podgoricë, u mbajt një mbrëmje solemne me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në një atmosferë festive morën pjesë rreth 550 të ftuar, mes tyre Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, anëtarë të Qeverisë, ambasadorë dhe personalitete nga jeta kulturore e shoqërore. Në fjalën e saj, Ambasadorja Zhaklina Peto theksoi rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, duke vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Në fokus të eventit ishte trashëgimia kulturore dhe kulinaria shqiptare, me paraqitjen e veshjeve tradicionale, kërcimin e Tropojës, si dhe promovimin e pasurive të mbrojtura nga UNESCO: Xhubletës dhe Lumit të Vjosës. Mbrëmja u mbyll me gatime tradicionale shqiptare dhe një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kosova një muaj larg zgjedhjeve/ Shala: Vetëvendosje do të ketë rënie. Qeverisja e Kurtit, performancë negative Trump kërcënon Maduron e Venezuelës me “rrugën e lehtë… ose rrugën e vështirë” Dëmtohet ura në Ibër Lepenc/ Vijojnë hetimet, ngjarja një vit pas sulmit terrorist