Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin? Nga Ilir Yzeiri Nëse ka

Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin? Nga Ilir Yzeiri Nëse ka

Pikat kryesore

  • Nga Ilir Yzeiri Nëse ka një institucion publik të pavlefshëm për shqiptarët, të dëmshëm, të dhunshëm, të neveritshëm, ai është Parlamenti i Shqipërisë.
  • Unë jam i bindur që kjo ka ndodhur për shkak të bezdisë që i ka shkaktuar Kryeministrit ajo kamera e RTSH-së që e ka ndjekur deri në fund.
  • Është njësoj si ajo historia e shtëpisë që po përmbytet dhe fëmijës që qan.

Nga Ilir Yzeiri Nëse ka një institucion publik të pavlefshëm për shqiptarët, të dëmshëm, të dhunshëm, të neveritshëm, ai është Parlamenti i Shqipërisë. Para disa ditësh, Kryeministri Rama, në një takim të gjatë e të lodhshëm me deputetët socialistë, në fillim, e pastaj me kryetarët e bashkive më pas, mesa duket, duke parë të vetmin kameraman që e ndiqte dhe e regjistronte fjalimin e tij dhe takimin në tërësi deri në fund, ashtu si një fëmijë i urtë që dëgjon muhabetet që bëhën në një dhomë miqsh, ky kameraman i RTSH-së, u bë shkak, mesa duke,t që Kryeministri ynë të kalojë nga argumenti i përmbytjes, i punës së bashkive, i plastamasit dhe plastikës të RTSH-ja. Unë jam i bindur që kjo ka ndodhur për shkak të bezdisë që i ka shkaktuar Kryeministrit ajo kamera e RTSH-së që e ka ndjekur deri në fund. Është njësoj si ajo historia e shtëpisë që po përmbytet dhe fëmijës që qan. Nuk ke ç’t’i bësh ujit që po të mbyt dhe i fut një pëllëmbë fëmijës që po qan. Pavarësisht se në dukje nuk kishte asnjë lidhje përmendja e RTSH-së në atë takim, në subkoshiencën e Kryministrit tonë zien një shqetësim tjetër: çfarë duhet të bëjmë me institucionet publike? Çfarë duhet të bëjmë me atë që është traditë, çfarë duhet të bëjmë me të shkuarën, si duhet të sillemi me ato institucione që shenjojnë anën e përbashkët tonën. Historia e shtetit shqiptar është një dramë e dhimbshme dhe, për fat të keq, lindja e tij, pra e shtetit tonë, nuk u promovua si një histori e përbashkët, por si një luftë me dy të kundërta. Mbretëria e Zogut u shenjtërua mbi rrënojat e qeverisë së Nolit në mërgim. Pra, Noli, mërgata amerikane që pat krijuar dhe ndihmuar që të ndërtohej shteti shqiptar, u përzu nga Shqipëria. Mbreti Zog iku vetë dhe u arratis pas pushtimit italian. Erdhi komunizmi dhe pas fitores së tyre dhe pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ata që kishin bashkëpunuar me fashizmin patën të njëjtin fat. Pas viteve ’90, sa herë që Sali Berisha ikte nga pushteti, në atë çast shpartallohej edhe jeta parlamentare.

Lini një Përgjigje