Po fyen demokratët, ke punuar me ta”/ Debati mes Dukës dhe Alibeajt: Mos e quaj PD…

Po fyen demokratët, ke punuar me ta”/ Debati mes Dukës dhe Alibeajt: Mos e quaj PD…

Pikat kryesore

  • Identifikimi si kasolle i Partisë Demokratike nga ana e Enkelejd Alibeajt në Off the Record ka sjellë dhe reagimin e kreut të PAA, Agron Duka.
  • Duka kërkoi nga Alibeaj që të mos e përdorte këtë shprehje më pasi ai vetë ka qenë pjesë e Partisë Demokratike dhe ka punuar me ta.
  • Nga ana e tij, Alibeaj e shpjegoi termin e përdorur duke thënë se dy partitë e mëdha u braktisën në zgjedhjet e pjesshme dhe morën minimumin historik të votave.

Identifikimi si kasolle i Partisë Demokratike nga ana e Enkelejd Alibeajt në Off the Record ka sjellë dhe reagimin e kreut të PAA, Agron Duka. Duka kërkoi nga Alibeaj që të mos e përdorte këtë shprehje më pasi ai vetë ka qenë pjesë e Partisë Demokratike dhe ka punuar me ta. Nga ana e tij, Alibeaj e shpjegoi termin e përdorur duke thënë se dy partitë e mëdha u braktisën në zgjedhjet e pjesshme dhe morën minimumin historik të votave. Pjesë nga debate. Alibeaj: PD nuk është e djathtë në lidership, modalitet dhe SMS që çuan sot. Mund të jetë një lëvizje e vogël proteste brenda kasolles. Duka: Nuk është kasolle, dy parti janë PS dhe PD, kasolle jemi ne të tjerët. Ne merremi me çështje agrare. U bë dy herë që i thua kasolle. Na dërrmon fare. Janë 500 mijë vota. Alibeaj: Kur ishe me Bashën vetëm për 30 mijë vota u ndamë. Duka: Po pra por nuk kishte ndarje. Mos i thuaj kasolle. Fyen dhe militantët. Alibeaj: Raportet me njerëzit nuk mi tregon ti Agron. Ka shumë shqiptarë të pakënaqur me qeverinë dhe duhet ti flasim. Pse është kasolle. Shih rezultatin në 9 nëntor. Mori dërrmën PS në bastionet e veta. Ishte një kambanë për refuzimin ndaj pushtetit. PD doli me 2-3% prandaj është kasolle.

Lini një Përgjigje