Pikat kryesore
- “Po është e vërtetë, Ervin Salianji punon me bandat e jo vetëm”, ironia e gazetarit: Çdo të keqe në PD ai e ka sjellë!
- Gazetari Arbër Hitaj, ka ironizuar situatën e krijuar brenda mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD dhe sulmet e nisura ndaj Ervin Salianjit i cili kërkon riformatizimin dhe ringritjen e PD.
- Hitaj shkruan se në PD ka nisur mbledhja e provave për të vërtetuar se Salianji është sabotator dhe se ai i ka shkaktuar PD të gjitha të këqijat.
“Po është e vërtetë, Ervin Salianji punon me bandat e jo vetëm”, ironia e gazetarit: Çdo të keqe në PD ai e ka sjellë! Gazetari Arbër Hitaj, ka ironizuar situatën e krijuar brenda mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD dhe sulmet e nisura ndaj Ervin Salianjit i cili kërkon riformatizimin dhe ringritjen e PD. Hitaj shkruan se në PD ka nisur mbledhja e provave për të vërtetuar se Salianji është sabotator dhe se ai i ka shkaktuar PD të gjitha të këqijat. “Salianji, bashkë me Lulzim Bashën dhe në bashkëpunim me Ramën e kryemafiozin e botës, George Soros, punuan që Doktori të “non grata”. Pra, në çdo të keqe që i ka ndodhur PD-së vitet e fundit, nuk ka qenë Lulzim Basha; tani u kuptua gjithçka, paska qenë dora e Ervin Salianjit. Beteja sapo ka filluar; rruga për të gjetur sabotatorët në parti është e gjatë, por armiqtë do të publikohen rast pas rasti. Nëse rrijnë urtë jo, është stragjia bëjmë sikur i afrojmë por i mbajmë në kontroll”, shkruan Hitaj. Mbledhja filloi me deklaratat më normale të mundshme: “Po, është e vërtetë, Ervin Salianji është i shitur te Suel Çela! Provat janë evidente edhe pse askush nuk i ka ato! Ervin Salianji bëri marrëveshje me Edi Ramën që të shkonte në burg e të kthehej në PD për të marrë partinë; Berisha me të tijtë e kuptuan dhe e shpëtuan partinë nga agjenti i Ramës!” Vijojmë më tej me provat për agjentin Salianji: ai, në bashkëpunim me Edi Ramën, ndryshoi Kodin Zgjedhor për listat në vitin 2024 dhe bashkë me të bëri amnistinë penale! “Salianji ka bërë Gërdecin, madje bashkëpunoi me Ramën për të organizuar protestën e 21 janarit në vitin 2011; donte të merrte partinë që në atë kohë!” Salianji, bashkë me Lulzim Bashën dhe në bashkëpunim me Ramën e kryemafiozin e botës, George Soros, punuan që Doktori të “non grata”. Pra, në çdo të keqe që i ka ndodhur PD-së vitet e fundit, nuk ka qenë Lulzim Basha; tani u kuptua gjithçka, paska qenë dora e Ervin Salianjit. Beteja sapo ka filluar; rruga për të gjetur sabotatorët në parti është e gjatë, por armiqtë do të publikohen rast pas rasti. Nëse rrijnë urtë jo, është stragjia bëjmë sikur i afrojmë por i mbajmë në kontroll! Ky ishte drafti që autori me pseudonimin Çorba, i çoi për botim shtëpisë botuese “Reparti”, me titull të librit “Sokaku i të marrëve”. Botimi i librit u refuzua: mund të cenojë sigurinë kombëtare… loading…