Pikat kryesore
- Ai mohoi të jetë gisht në vrasjen e Bujar Çelës, ndërsa deklaroi se Alibej ka urdhëruar Nuredin Dumanin për vrasjen e Oti Kilës.
- Xhuljano Hoxha ka folur përpara gjykatës së posaçme duke thënë se Erjon Alibej ka paguar 3 milionë euro për të marr statusin bashkëpunëtor i drejtësisë.
- “Jam në dijeni që Alibej ka urdhëruar Dumanin për të vrarë Oti Kilën dhe ka qenë biseda kur kemi qenë në garazh.
Ai mohoi të jetë gisht në vrasjen e Bujar Çelës, ndërsa deklaroi se Alibej ka urdhëruar Nuredin Dumanin për vrasjen e Oti Kilës. Xhuljano Hoxha ka folur përpara gjykatës së posaçme duke thënë se Erjon Alibej ka paguar 3 milionë euro për të marr statusin bashkëpunëtor i drejtësisë. “Jam në dijeni që Alibej ka urdhëruar Dumanin për të vrarë Oti Kilën dhe ka qenë biseda kur kemi qenë në garazh. Në deklarimet e Erjon Alibej dhe provat e SPAK nuk ka asnjë provë as bisedë që kam marr pjesë te vrasja e Bujar Çelës. Dua të deklaroj se Erjon Alibej më ka thënë që kam paguar 3 milionë euro që të marr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë që t’ja hiqnin statusin Henrik Hoxhajt. Alibej më ka thënë që inshalla nuk del në Skyy. Jam në dijeni që Alibej ka urdhëruar Dumanin për të vrarë Oti Kilën dhe ka qenë biseda kur kemi qenë në garazh. Nuk kam lidhje unë me vrasje, po e pranoj që kam djegur makinat e Oti Kilës, për të cilën kam dhënë dëshmi edhe para pak ditësh. E nderuar gjykatë kam shumë për të thënë dhe do t’i tregoj në ditët në vijim”, tha ai. Seanca po zhvillohet ende ku po pyeten dy ëe pandehurit Albert Pashaj , i cili akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur ne tentative. Po ashtu po jep dëshmi edhe Gentian Sharra, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë. Në dëshminë e tij Gentian Shara thotë se kurrë nuk ka bërë vjedhje pasi është person me më shumë se 10 biznese dhe është i rregullt me të gjitha taksat. “Nëse unë kam vjedhur një paketë Allahu më dënoftë tek njerëzit më të afërt” tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Amerikania nga Kukësi: Burrat shqiptarë s’janë normal, por Shqipërinë s’e lë! Google hedh themelet për një qendër të inteligjencës artificiale në Indi, investim 15 miliardë dollarë “Shqipëria, përparim kundër pastrimit të parave”/ “Moneyval” vlerëson reformat e qeverisë pas daljes nga lista gri