Plagosja në Kukës, dorëzohen dy vëllezërit autorë Plagosja në Kukës dorëzohen dy

Plagosja në Kukës, dorëzohen dy vëllezërit autorë Plagosja në Kukës dorëzohen dy

Pikat kryesore

  • Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar.
  • Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin N.
  • I., 38 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin F.

Plagosja në Kukës, dorëzohen dy vëllezërit autorë Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të në kërkim. Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar. Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin N. I., 38 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin F. I., 39 vjeç, banues në Kodër Lumë. Këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasin S. K., 65 vjeç, për motive të dobëta, dje, në vendin e quajtur “Dëshmorët”. Gjatë konfliktit, shtetasi N. I. e ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin S. K., si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin A. C., 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje. Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës. loading…

Lini një Përgjigje