Pikat kryesore
- Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se me kapacitetet e saj është duke dhënë kontribut në operacionin “Interflex” në Britani të Madhe.
- FSK thekson se kjo po bëhet në mbështetje për trajnimin e ushtarakëve nga Ukraina duke ndihmuar kështu në stërvitjen e përbashkët me partnerët për t`u përballur me agresionin rus në Ukrainë.
- “FSK është duke operuar me kontingjentin e katërt që nga fillimi i pjesëmarrjes në operacionin ‘Interflex’, ku i është bashkangjitur kompaninë Echo (e udhëhequr nga njësia nga Zelanda e Re).
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se me kapacitetet e saj është duke dhënë kontribut në operacionin “Interflex” në Britani të Madhe. FSK thekson se kjo po bëhet në mbështetje për trajnimin e ushtarakëve nga Ukraina duke ndihmuar kështu në stërvitjen e përbashkët me partnerët për t`u përballur me agresionin rus në Ukrainë. “FSK është duke operuar me kontingjentin e katërt që nga fillimi i pjesëmarrjes në operacionin ‘Interflex’, ku i është bashkangjitur kompaninë Echo (e udhëhequr nga njësia nga Zelanda e Re). Kjo kompani përbëhet nga 4 njësi nga shtete të ndryshme (Zelanda e Re, Kosova, Estonia dhe Lituania)”, thuhet në njoftim. Kontingjenti i FSK-së është duke kryer detyrat e planifikimit, përgatitjet e nevojshme logjistike dhe ekzekutimi i kurseve pesëjavore për forcat ukrainase. Në fund theksohet se misioni dhe qëllimi kontigjentin e FSK-së është përgatitja e pjesëtarëve të forcave ukrainase për udhëheqës të skuadrës, taktikat e luftimit nga niveli individual deri në nivelin e skuadrës si: patrullat, operacionet sulmuese dhe mbrojtëse, Procedura e Udhëheqjes së Trupave(PUT), lidership, komandë-kontroll, përdorimi i dronëve të llojeve të ndryshme, si dhe qitje taktike. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/30/2025 19:08 Lidhja e Bizneseve të Kosovës: Kërkohet dialog i vërtetë, jo takime formale 10/30/2025 19:03 Mendimi për motin: Kryesisht me diell dhe më butë ditëve të ardhshme, maksimalet mbi 20C në fundjavë 10/30/2025 19:02 Gërvalla: Masat e BE-së janë ‘dhuratë’ nga Lajçak dhe Borrell!