Pikat kryesore
- Me 63 pikë, Vllaznia e mbylli në vendin e parë, bëri për vete edhe shpërblimin më të madh nga FSHF, 10 milionë lekë.
- Me 1 pikë më pak, kjo e kushtëzuar edhe nga humbja në javën e fundit, Elbasani e mbylli në vendin e dytë, i ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo City.
- Këto 4 ekipe do të luftojnë tani ndërmjet tyre në fazës “FINAL4” për titullin kampion.
Në 36 javë, në futbollin shqiptar, në opinionin sportiv, por dhe mes aktorëve, kryefjalë ishte aleanca, kompromiset mes ekipeve, u fol pak për futboll të bukur, për stadiume të mbushura, apo për garë sportive, por në fund është koha për të bërë dhe bilance. Me 63 pikë, Vllaznia e mbylli në vendin e parë, bëri për vete edhe shpërblimin më të madh nga FSHF, 10 milionë lekë. Me 1 pikë më pak, kjo e kushtëzuar edhe nga humbja në javën e fundit, Elbasani e mbylli në vendin e dytë, i ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo City. Këto 4 ekipe do të luftojnë tani ndërmjet tyre në fazës “FINAL4” për titullin kampion. Në përputhje me rregulloren, pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen, duke u llogaritur me vlerën më të ulët. Këto 4 ekipe do të luftojnë tani ndërmjet tyre në fazës “FINAL4” për titullin kampion. Në përputhje me rregulloren, pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen, duke u llogaritur me vlerën më të ulët. Në total, në “FINAL4” do të zhvillohen 6 ndeshje që do të përcaktojnë edhe ekipin fitues. Gjithçka nis më 16 maj, me sfidën Vllaznia-Dinamo City dhe do të mbyllet më 31 maj me takimin Vllaznia-Elbasani. Të gjitha ndeshjet e fazës “FINAL4” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.