Pikat kryesore
- Shala është arrestuar në vendin e tij të punës mëngjesin e së hënës në një aksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
- Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë zhvillimit të një hulumtimi nga “Betimi për Drejtësi” që posedon video-incizim të prokurorit Shala, i cili dyshohet se ka pranuar ryshfet.
- Sipas njoftimit, prokurori Shala është pezulluar, deri në një vendim tjetër të Këshillit, përkatësisht deri në përfundimin e procedurës penale që është në zhvillim e sipër, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton se në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), përmes të cilit është konfirmuar se është iniciuar hetim penal ndaj të pandehurit Beqë Shala, prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka vendosur unanimisht që të pezullojë atë përkohësisht nga detyra zyrtare. Shala është arrestuar në vendin e tij të punës mëngjesin e së hënës në një aksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë zhvillimit të një hulumtimi nga “Betimi për Drejtësi” që posedon video-incizim të prokurorit Shala, i cili dyshohet se ka pranuar ryshfet. Sipas njoftimit, prokurori Shala është pezulluar, deri në një vendim tjetër të Këshillit, përkatësisht deri në përfundimin e procedurës penale që është në zhvillim e sipër, raporton “Betimi për Drejtësi“. “KPK njofton se ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të paanshmërisë, integritetit dhe efikasitetit të procedurës penale hetimore, si dhe për të garantuar zhvillimin e pandikuar të procedurës si dhe ruajtjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të hënën njoftoi se prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për “Marrje ryshfeti”. Përmes një komunikate për medie, PSRK-ja bëri të ditur se gjatë bastisjes, janë sekuestruar prova materiale. “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë kryer bastisje në zyrën e punës dhe në vendbanimin e të dyshuarit. Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore penale”, thuhej në njoftim. Prokuroria Speciale njoftoi se brenda afatit ligjor të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit./Betimi për Drejtësi/ BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 14:06 Qeveria në detyrë nis hakmarrjet ndaj Duda Baljes – ia shkarkon zyrtarët e partisë nga postet qeveritare 10/28/2025 14:03 Zëvendësja e Ramës zbulon detaje të jetës private të Liburn Aliut: Do jetë dhëndër Shqipërie 10/28/2025 14:00 Pezullohet nga detyra prokurori Beqë Shala pasi u arrestua nën dyshimin për ryshfet