Pikat kryesore
- Në gjirin e Vlorës u kap sërish një peshk i rrezikshëm, i cili, nëse preket pa kujdes, shkakton probleme shëndetësore.
- Ai quhet peshku luan dhe është i rrezikshëm si për njerëzit, ashtu edhe për speciet e tjera.
- Ky peshk është invaziv për ujërat tona dhe vetëm vitet e fundit është parë në ujërat tona.
Në gjirin e Vlorës u kap sërish një peshk i rrezikshëm, i cili, nëse preket pa kujdes, shkakton probleme shëndetësore. Ai quhet peshku luan dhe është i rrezikshëm si për njerëzit, ashtu edhe për speciet e tjera. Ky peshk është invaziv për ujërat tona dhe vetëm vitet e fundit është parë në ujërat tona. Peshkatari Sherif Dyrmishi thotë se peshku u kap në thellësi deri në 40 metra, në brendësi të gjirit të Vlorës, pranë Karaburunit. “Helmi i tij është i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet”, tha ai. Kjo specie gjendet kryesisht në thellësi të mëdha. Peshqit invazivë si peshku luan shqetësojnë shkencëtarët, sepse dëshmojnë ngrohjen e detit, por edhe mund të dëmtojnë ekosistemin në detin e huaj, ku shumohen me shpejtësi Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ndalohet lundrimi i anijeve të vogla në gjirin e Vlorës, shkak moti i keq